Buxheti i ri, reagon PS

26/11/2009 20:25

Partia Socialiste e ka quajtur buxhetin e vitit 2010 nje buxhet euforik, aspak realist dhe te parealizueshem.

Deputetja socialiste Ermelinda Meksi tha se qeveria ka manipuluar deficitin buxhetor dhe nuk ka marre parasysh efektet e krizes.

“Te ardhurat buxhetore gjate 10 muajve te vitit rezultojne me nje mosrealizim prej 24 miliarde leke. Ndersa buxheti i vitit te ardhshem fillon me nje deficit prej 15-16 miliarde leke me pak me buxhetin qe do realizohet ne fund te vitit, qe ne dyshojme se do shkoje ne 310 miliarde”, ka deklaruar Meksi.

Sipas saj, rritja e interesit te borxhit te marre nga qeveria eshte kostoja shtese qe po paguajne shqiptaret.

Sipas Meksit, te gjitha keto kosto shtese te jeteses se shqiptareve nuk jane marre parasysh ne hartimin e buxhetit per vitin 2010.

“Ne 2010-en shpenzimet e buxhetit per sherbimin e borxhit shkojne ne 53.2 miliarde leke, ose 10 miliarde me shume se nje vit me pare”, ka theksuar Meksi.

Socialistet kane reaguar sot edhe ndaj propzoimeve per rritjen e cmimit te energjise elektrike. “Rritja e cmimit te energjise eshte e paargumentuar dhe e parakohshme”, ka shtuar Meksi.

Top Channel