
Duke inauguruar nje investim prej 1 milione dollare ne infrastrukturen rrugore ne rrethin e Kurbinit, kryeministri Sali Berisha akuzoi opoziten se pas mospranimit te rezultatit te zgjedhjeve qendrojne interesa te dyshimta ekonomike.
“Vota juaj e 28 qershorit nuk pranohet, nuk njihet nga nje aleance punisto-mafioze, nga nje grup miliarderesh mafioze, te cilet menduan se, duke mobilizuar dhjetera e dhjetera milione euro ne zgjedhje, do te mund te blinin pushtetin tuaj. Por ate nuk e realizuan dot dhe tani na kerkojne te heqim gurin e themelit te kesaj ndertese, te anulojme me politike vendimin e gjykatave apo ta shqyrtojme ate”, u shpreh Berisha.
Kryeministri Berisha tha se puna e qeverise do te vazhdoje te perqendrohet per permiresimin e jetes se qytetareve, pavaresisht ultimatumeve te opozites.
“Une jam ketu per t’ju siguruar juve se ultimatumeve te tyre, ne do t’u pergjigjemi me rruge te reja; ultimatumeve te tyre, ne do t’u pergjigjemi me shkolla te reja per keta femije; ultimatumeve te tyre, ne do t’u pergjigjemi me heqjen e vizave per secilin prej jush dhe levizjen tuaj te lire; ultimatumeve te tyre, ne do t’u pergjigjemi me garancine e protestes per ata dhe per çdo qytetar shqiptar”, u shpreh Berisha.
Kryeministri Berisha ftoi qytetaret qe ne 8 dhjetor t’i bashkohen ne Tirane festes qe simbolizon renien e regjimit komunist dhe ideale europiane.
Top Channel