
Prej dy muajsh banoret e fshatit Radhime vuajne mungesen e ujit te pijshem. Sipas banoreve, shkaku i mosfurnizimit me uji te pijshem eshte bere çarja e tubacioneve.
Sipas tyre, Drejtoria e Ujesjellesit te Bashkise se Orikumit nuk ka bere asnje perçapje per saldimin e tubacioneve apo zevendesimin e tyre.
“Jemi ankuar vazhdimisht ne Bashkine e Orikumit, por jane mjaftuar duke na thene se se shpejti do te nderrojme nje pjese te tubacioneve, te cilat do te vijne nga Maqedonia, si dhe do te nderrojme pompen e furnizimit, e cila eshte me defekt. Por kane kaluar dy muaj dhe nuk eshte marre asnje mase deri me tani”, shprehen banoret e Radhimes.
Sipas tyre, mbi rrjetin e shperndarjes eshte ndertuar nje hotel, gje qe veshtireson riparimin e tij.
Nderkaq, perfaqesuesit e ujesjellesit sqarojne se rrjeti i shperndarjes se ujit te pijshem, me te cilin furnizohet fshati Radhime, eshte shtrire para 25 vitesh dhe si pasoje eshte tejet i amortizuar dhe i çare ne disa vende.
Sipas tyre, shkak i demtimit te rrjetit jane bere dhe nderhyrjet e bizneseve, si dhe ndertimet e shumta te bera ne kete zone.
Ndersa ne Bashkine e Orikumit, shkaku i voneses se riparimit te defektit ka qene mungesa ne sigurimin e tubacionit special qe pritet te mberrije nga Maqedonia.
Nderkaq mesohet se shume banore jane larguar te te afermit e tyre, derisa te zgjidhjet mungesa e ujit te pijshem.
Top Channel