Aldo Bare permes tunelit ne Gjykate per masen e sigurise

26/11/2009 15:55

Nje dite pas ekstradimit nga Turqia, Aldo Bare eshte paraqitur ne Gjykaten e Krimeve te Renda.

Kreu i bandes se Lushnjes eshte sjelle ne gjykate permes tunelit te nendheshem qe e lidh me burgun 313, ku eshte njohur masen e sigurise arrest me burg te marre me pare po nga e njejta gjykate.

Gjate seances gjyqesore e cila u zhvillua me dyer te mbyllura per mediat, i pandehuri Bare i dyshuar per me shume se 20 vrasje, pervecse ka treguar gjeneralitetet, nuk ka folur asnje fjale, duke autorizuar avokaten e tij Jalldy Kastrati.

Kjo e fundit i ka kerkuar trupit gjykues qe te ndryshoje masen me nje mase me te bute. Por vendimi mbeti i pandryshuar. Tashme pritet qe Bare javen e ardhshme te paraqitet ne procesin gjyqesor qe ka nisur ndaj tij prej gati nje vitit.

Top Channel