
Prinderit qe jane te shqetesuar per femijet nese jane te prekur nga gripi i derrit apo thjesht po kalojne nje viroze te zakonshme mund te marrin pergjigjen e kerkuar prane Laboratorit te Virologjise.
Qendra e ekzaminimeve eshte ne Institutin e Shendetit Publik dhe çdo dite perpunon mbi 20 mostra nga i gjithe vendi.
Ne nje kohe kur fluksi i te infektuarve do te jete edhe me i madh, ne kete laborator do te perpunohen deri ne 100 mostra brenda nje dite-nate.
Te gjithe ata qe dyshojne se jane te prekur nga gripi i derrit dhe presin nje pergjigje nepermjet numrit te telefonit, ashtu siç i kane thene mjeket, duhet te mbajne parasysh edhe disa rregulla te tjera.
Secili qe deshiron te ekzaminohet duhet te shkoje prane spitalit rajonal, ne qendrat shendetesore apo edhe prane Institutit te Shendetit Publik, te bisedoje me mjekun e konsultes dhe me pas te lere nje numer telefoni pas marrjes se tamponit nga specialisti.
Ne rast se nuk ka asnje pergjigje ne telefon, atehere qytetaret duhet te shkojne prane drejtorive te Shendetit Publik ne rrethe per te marre pergjigjen e analizes.
Per te kryer nje ekzaminim nevojitet qe personi i semure te jete i pranishem, te jape te dhenat personale, emer, mbiemer, moshe.
Ne rast se pacienti eshte femije, atehere te dhenat i jep edhe prindi qe e shoqeron.
Deri tani jane 187 te infektuar nga gripi i derrit.
Konfirmimi eshte dhene dje pasdite nga Ministria e Shendetesise.
Sipas autoritetit shendetesor, kemi rritje te te prekurve nga gripi i derrit, njekohesisht edhe nga viroza e stines.
Kryesisht pacientet e semure jane prekur nga infeksionet e rrugeve te frymemarrjes.
Top Channel