“Spiuni” i Dajtit del para gjykates

26/11/2009 18:40

Gjykata e Krimeve te Renda ka caktuar masen e sigurise arrest me burg per inspektorin e policise se Durresit, Mariglen Muca, i cili dyshohet te kete ndihmuar Dritan Dajtin gjate kohes se tij ne arrati.

Avokati i Muces ka kerkuar per klientin e tij nje mase me te lehte sigurie, por kjo eshte hedhur poshte nga gjykata, e cila ka deklaruar se per te pandehurin nuk ka asnje rrethane lehtesuese.

Arrestimi i Muces u be tre dite me pare me kerkesen e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem, qe kishte verifikuar nje numer te larte telefonatash mes policit dhe Dajtit, si edhe ndihmen ne mjete dhe uniforme policie qe Muca i kishte dhene kunatit te Dajtit.

Top Channel