“Kriza? Investoni ne teknologji”

26/11/2009 20:50

Drejtori per Europen i Microsoft, kompanise lider ne bote ne sektorine e IT, thote se Shqiperia mund te pershpejtoje zhvillimin ekonomik nese do te investoje ne teknologjine dixhitale.

Ne nje interviste ekskluzive per Top Channel, Jan Muehlfeit thote se IT po shihet gjithmone e me shume si sektori qe do te udheheqe boten drejt rigjallerimit ekonomik.

“Teknologjia ne pergjithesi sjell tre gjera, mund te reduktoje shume kostot dhe kjo eshte ajo qe kerkojne bizneset dhe njerezit. Se dyti, teknologjia rrit ndjeshem produktivitetin dhe kjo eshte mjaft e rendesishme per ekonomite ne zhvillim si kjo e juaja. Dhe se treti, teknologjia nxit inovacionin. Te tre keto aspekte jane ato per te cilat bota ka me shume nevoje sot”, ka deklaruar Muehlfeit.

Investimet ne teknologjine kompjuterike u vertetuan si faktori kryesor qe i mundesoi ekonomise me te madhe ne bote, asaj te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, nje rritje te forte dhe te panderprere ekonomike gjate tre dekadave te fundit. Muehlfeit thote se edhe ekonomite e vogla mund te kene te njetat perfitime.

“Ju keni nje popullsi me moshe te re. Ju keni nje qeveri qe mendoj se po perpiqet te perdore investimet ne sektorin e IT-se si nje avantazh konkurrues. Pra, ju mund te perdorni nje teknologji moderne ne fushat e shendetesise, arsimit dhe te ndermerrni reforma qe te mundesojne zhvendosjen e njerezve nga Bujqesia drejt sherbimeve, per te ndertuar nje ekonomi te forte dhe konkurruese”, ka nenvizuar Muehlfeit.

Forumi ekonomik boteror e rendit Shqiperine nder vendet e fundit ne rajon sa i takon perdorimit te teknologjive kompjuterike dhe investimeve per inovacion.

Aktualisht kane akses ne internet vetem 16 perqind e popullsise, nderkohe qe edhe investimet e bizneseve ne teknologjite e avancuara mbeten nder me te uletat.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta