Çahet asfalti i rruges “patriotike”

26/11/2009 09:05

Ndersa tuneli i Kalimashit, i cili me shembjen e galerise jugore ende pa u vene ne pune shkaktoi shume debate politike dhe profesionale, çarjet qe vihen re ne segmente te ndryshme te autostrades duket se po kalojne pa zhurme.

Pa kaluar as pese muaj nga perfundimi i punimeve ne nje pjese te rruges, vihen re disa plasaritje ne trotuarin e segmentit rrugor Kukes-Morine. Mesohet se punimet ne kete pjese jane ndertuar kryesisht nga kompani shqiptare. Ne pjese te caktuara, shembjet e dheut te skrapates dhe çarjet paraqesin rrezik per makinat dhe udhetaret, por edhe per reputacionin e nje vepre kaq te madhe siç eshte autostrada Durres-Kukes-Morine.
 
Çarja e pare verehet ne afersi te godines se ish-divizionit ushtarak te Kukesit, ku sot ndodhet nje repart i forcave tokesore te ushtrise.

Per shkak te struktures se bute dhe lageshtires se tokes, ne rreth 50 metra lineare, asfalti ka pesuar nje çarje me thellesi gati disa metra. Çarjet e asfaltit, si dhe rreshqitjet e mureve mbajtese ne kete pjese te autostrades, ndodhen vetem pak muaj pas fillimit te funksionimit te aksit, ndonese ende nuk eshte inauguruar si pjese rruge.

Por plasaritjet e asfaltit nuk jane i vetmi problem qe vihen re. Pergjate ketij segmenti jane shfaqur rreshqitje te dherave dhe renie te gureve ne korsite e kesaj autostrade. Ne kete pjese te rruges, ku shpejtesia e mjeteve shkon me shume se 120 kilometra ne ore, renia e gureve mund te shkaktoje aksidente tragjike per drejtuesit e automjeteve.

Specialistet tregojne se shpejtesia minimale ne kete pjese te autostrades eshte 80 km/ore, shpejtesi kjo mjaft e larte per te shtuar probabilitetin e aksidenteve nese ne rruge ndodhen gure te rene prej skrapates.

Nderkohe jane verejtur shembje te trasese ne autostrade dhe ne pjese te tjera, por edhe rreshqitja dhe demtimi i 20 metrave bankine dhe korsi te emergjences, qe ndodhet rreth 2.4 km prane pikes doganore te Morinit.

Sidoqofte mesohet se vepra ne fjale ende nuk eshte dorezuar nga ndertuesit, ndersa duket se edhe aftesia paguese e shtetit per punen e kryer nuk ka qene shume e mire. Siç mesohet nga punetoret e kompanive shqiptare, qe kane punuar ne keto segmente, ende nuk jane paguar per kater muajt e fundit te punes.

Top Channel