Vizat, Frattini leter presidences suedeze

25/11/2009 19:55

Ministrat e Jashtem te Sllovenise dhe Italise, Samuel Zhbogar dhe Franko Frattini, i kane derguar nje leter presidences suedeze, ku kerkojne percaktimin e nje date paraprake per liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen.

Pasi shpjegojne impaktin pozitiv qe do te kete heqja e vizave para Krishtlindjeve per Maqedonine, Serbine dhe Malin e Zi, Zhbogar dhe Frattini insistojne se tani ka ardhur koha qe vemendja te fokusohet ne Shqiperi dhe Bosnje.

“Duke pranuar qe keto dy vende po permbushin kriteret e udherrefyesit, nje date paraprake mund te percaktohet per t’ju dhene nje perspektive te qarte per te ardhmen e afert”, thuhet ne letren e kryediplomateve te Sllovenise dhe Italise.

Dy ministrat e Jashtem deklarojne se ekspertet italiane dhe sllovene jane gati t’i bashkangjiten misionit qe Komisioni do te dergoje ne mesin e dhjetorit ne Shqiperi e Bosnje per te verifikuar ne terren permbushjen e kritereve te udherrefyesit.

Ne letren derguar presidences suedeze te BE-se dhe 24 vendeve te tjera anetare, ministrat e Jashtem i kerkojne Komisionit qe te pergatise rekomandimin sa me shpejt qe te jete e mundur, si dhe presin nga homologet e tyre europiane qe te angazhohen si Sllovenia e Italia.

“Nderthurja e perpjekjeve tona do te ndihmoje Bosnje e Hercegovinen dhe Shqiperine per te permbushur kushtet e mbetura te udherrefyesit, duke iu mundesuar keshtu qe te perfshihen ne nje regjim pa viza gjate presidences spanjolle”, perfundojne letren e tyre dy shefat e diplomacive.

Vlen te theksohet se kerkesa e dy ministrave perputhet me kalendarin e Komisionit Europian, si per dergimin e grupit te pare te eksperteve ne dhjetor, ashtu edhe per rekomandimin e mundshem te Komisionit ne muajt e pare te vitit te ardhshem.

Top Channel