
Asnje nga pikat e rendit te dites nuk eshte miratuar dje ne Keshillin Bashkiak.
Pas diskutimit te pikes se pare per dhenien e koncesioneve per parkimet nentokesore, anetaret e Keshillit Bashkiak te kryeqytetit nuk kane rende dakord per te vazhduar asnje diskutim tjeter. Konkretisht ceshtja e parkimeve nentokesore do te diskutohet ne mbledhjen e radhes dhe per kete kane dhene konsensus pothuajse te gjithe anetaret.
Menjehere pas diskutimit te buxhetit dhe fryrjes se stafit te bashkise, kane nisur debatet mes keshilltarit Ferdinant Poni, nenkryetares se bashkise, Albana Dhimitri. Komunikimi i kreut te Keshillit Bashkiak, Sokol Dervishi, nuk i ka shkuar per shtat anetarit Kico Blushi. Per rrjedhoje ka pasur nje nderprerje te seances, duke i shtyre te gjitha pikat e rendit te dites per diskutim, ne mbledhjen e ardhshme.
Vec buxhetit dhe koncesioneve per sa i takon parkimeve, ne kete mbledhje pritej te diskutohej edhe mbi ceshtje te rendesishme qe shqetesojne banoret e kryeqytetit, qe deri tani jane lene pezull.
Top Channel