![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/shalqi-800x450.png)
Masa te forta sigurie ne aeroportin “Nene Tereza” pasi pritet qe ne piste te ulet avioni me te shumekerkuarin shqiptar, Aldo Bare.
Ish drejtuesi famekeq i bandes se Lushnjes u arrestua para disa vitesh ne Ankara te Turqise, ndersa kerkesa e ekstradimit u pranua vetem tani ne fund te vitit 2009, sepse drejtesia turke e shqyrtoi ceshtjen ne te gjitha instancat.
Aldo Bare kerkohet nga drejtesia shqiptare per nje numer te madh vrasjesh gjate vitit pas vitit 1997, per shkak te perplasjeve me rivalet e tij ne qytetin e Lushnjes. Bare, emri i vertete i te cilit eshte Alfred Shkurti, aktualisht po gjykohet nga Gjykata e Krimeve te Renda per vrasje, vjedhje dhe trafik droge. Ai u arrestua ne vitin 2006 ne Turqi ku fshihej me emrin e rreme, Mikel Kodra.
Top Channel