
Rikthehen skenaret e vjedhjes me maska dhe arme ne qytetin e Sarandes.
Mbremjen e se dieles, Kujtim Llanaj, pronar i supermarketit “Llanaj” ne rrugen kryesore te Lagjes Nr.4, eshte gjendur nen kercenimin e dy personave te maskuar dhe te armatosur, te cilet i kane kerkuar t’u dorezonte shumen e te ardhurave ditore. Ai ka rezistuar, por njerezit e armatosur e kane realizuar vjedhjen dhe e kane qelluar me mjete te forta ne koke e ne trup. Mesohet se ata kane marre shumen e parave qe ka qene rreth 200 mije leke.
Pas kesaj, vjedhesit e maskuar dhe te armatosur jane larguar. Burime nga Komisariati i Policise se Sarandes thane se ne baze te provave eshte arritur te identifikohen autoret e ngjarjes. Per kete ka ndihmuar edhe regjistrimi i tere veprimeve nga ana e aparaturave te sistemit te survejimit, i instaluar ne mjediset e supermarketit.
Top Channel