Rama: Nuk ka rruge tjeter, te hapen kutite

25/11/2009 12:25

Kryetari i Partise Socialiste kerkoi nga kryeministri Sali Berisha qe te hape kutite e votimit dhe te lejoje hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit.

Ne nje konference per shtyp, shefi socialist theksoi se eshte e rende gjendja kur nje kryeminister sot ne mes te Evropes flet per dara dhe per shkulje dhembesh.

“Nese do te shkule korrupsionin, Berisha fillimisht duhet ta nise nga zedhenesi i tij, nga familja, nga ndihmesit e tij dhe me pas duhet te shkule vetveten nga karrigia e kryeministrit”, u shpreh Rama.

Kreu socialist theksoi se nuk ka rruge tjeter zgjidhjeje, vec hapjes se kutive, ndersa shtoi se sa me shume pushteti kercet dhembet aq me shpejt i bien ato para kurajos se vete popullit.

Rama ngriti shqetesimin edhe per heshtjen e Prokurorise se Pergjitjshme, e cila nuk po heton ate cfare po ndodh ne rrugen Durres-Kukes, ku fillimisht u shemb tuneli dhe tani po prishet asfalti ne vepren e re.

Top Channel