PS: Berisha, nje antiligj

25/11/2009 19:50

Kryeministri Berisha nuk mund te perdore si alibi te marrjes peng te kutive te votimit te 28 qershorit asnje vendim gjykate, sepse sic tha depueti Taulant Balla, nuk ka nje vendim gjykate qe bllokon hapjen e kutive nga komisionet e Kuvendit.

Per opoziten kete argument nuk mund ta perdore ai kryeminister qe nuk ka zbatuar vete asnje vendim gjykate.

“Nuk mund te thote se ka nje vendim gjykate Berisha, qe ne kater vitet e fundit dhunoi 16 here Kushtetuten dhe nuk zbatoi asnje vendim te gjykates”, ka deklaruar Balla.

Dy dite me pare emisioni “Fiks Fare” solli deshmi dhe fakte lidhur me moszbatimin e vendimeve te gjyaktes nga ana e kryeministrit, edhe kur ishte ne opozite.

“Asnje diskutim, ne kosh te plehrave vendimin e Mark Abdise”, ka deklaruar Berisha kohe me pare.

Top Channel