Partite, fushate te “varfer”

25/11/2009 20:10

Ne zgjedhjet e shkuara partite kane bere fushate ne 12 qarqe te vendit. Partite e medha kane mbajtur te pakten 2 deri ne 3 mitingje ne cdo qark, pra gjithsej rreth 30 mitingje secila.

Mitingjet, ne me te shumten e heres kane qene me regji qendrore, me me shume se nje kamera, nje ose dy krane, ekrane gjigande, pankarta, tullumbace, e madje, mitingjet e Partise Demokratike fillonin dhe perfundonin si koncerte me shume artiste te pajtuar per te kenduar kengen e fushates.

Sipas raportit perfundimtar te Bordit te Monitorimit te Medias, ne televizionet qendrore te Tiranes, Partia Demokratike e ka tejkaluar kohen qe parashikonte ligji per spotet elektorale me pagese, me 17 ore, Partia Socialiste dhe Partia Republikane me nga 5 ore dhe LSI me 4 ore.

Pa llogaritur ketu minutazhin brenda kufirit ligjor, te spoteve elektorale me pagese. Po ashtu, muret u mbushen me postera dhe rruget me billbordera te madhesive te ndryshme.

Me ne fund, vetem sot ka nje fature zyrtare te gjithe kesaj. Sipas raporteve te ketyre eksperteve kontabel paraqitur KQZ-se, Partise Demokratike fushata nuk i ka kushtuar me shume se 158 milione leke, ose me kursin aktual, 1 milione e njeqind mije euro.

Kurse Partise Socialiste jo me shume se 102 milione leke, ose jo me shume se 740 mije euro dhe LSI-se vetem 167 mije euro.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i pranoi raportet dhe vleresoi se nuk ka me vend per hetime te metejshme. Ne ditet ne vijim do te vendoset per te gjobitur ose jo 24 parti, te cilave u jane gjetur shkelje ne financim.

Ne liste nuk bejne pjese tre partite e medha. Partite e gjobitura do te ftohen te japin shpjegime ne KQZ javen e pare te dhjetorit.

Por nderkaq, per here te pare, disa shoqata te shoqerise civile kane monitoruar pjeserisht fushaten. Ato kane gati nje raport tjeter, qe do te behet publik ne ditet ne vijim.

Sipas tyre, fushata per zgjedhjet e 29 qershorit mund t’u kete kushtuar partive disa here me shtrenjte nga sa kane deklaruar zyrtarisht.

Top Channel