
Pierre Mirel, drejtor i pergjithshem per Ballkanin perendimor ne Bashkimin Europian, ka deklaruar ne nje interviste per Top Channel se vendimi i opozites per te bojkotuar Parlamentin eshte dicka negative qe demton imazhin e Shqiperise. Mirel ka theksuar se krizes politike i duhet dhene fund dhe se opozita duhet t’i zhvilloje debatet e saj ne sallen e Kuvendit.
TCH: A ka nje mendim unik ne Komision ne lidhje me protestat dhe bojkotin e opozites? A shprehni ju opinionin e Komisionit?
Pierre Mirel: Komisioni nuk ekzaminon çdo demonstrim, çdo manifestim qe ndodh ne Tirane, ne Beograd, apo gjetiu çdo dite. Ngado ka shume demonstrime. Ç’ka eshte e rendesishme eshte parimi. Dhe parimi eshte qe ne demokraci, debati demokratik duhet te zhvillohet ne gjirin e Parlamentit.
TCH: Po e riformuloj pyetjen, manifestimet e dobesojne apo e forcojne demokracine shqiptare?
Pierre Mirel: Nuk eshte ceshtja e manifestimeve. Ajo qe me siguri zbeh imazhin e Shqiperise eshte nese ka nje bojkot te zgjatur te Parlamentit. Ne kriteret politike te anetaresimit ne Bashkimin Europian ka nje element te rendesishem qe eshte funksionimi i demokracise. Funksionimi i demokracise eshte ne radhe te pare funksionimi i Parlamentit te vendit. Ne rast se Parlamenti nuk mund te funksionoje me korrektesi, sepse opozita nuk merr pjese, kjo zbeh imazhin e vendit dhe dobeson funksionimin e demokracise.
TCH: A jeni ne dijeni te kerkesave te opozites, te asaj qe opozita kerkon, pretendimet ne lidhje me zgjedhjet, per mashtrime eventuale gjate numerimit te votave?
Pierre Mirel: Ky stad eshte tejkaluar. Tani jemi pas disa jave bojkoti te Parlamentit. Tani duhet qe opozita te vendose te kthehet ne Parlament dhe ajo qe kerkojme dhe qe e thashe sot pasdite, eshte qe te zhvillohet nje dialog i vertete per te bere te mundur kete kthim dhe per te bere te mundur nje funksionim real dhe konkret te Parlamentit. Dhe eshte e domosdoshme ne periudhen qe vjen, ka ende nje sere ligjesh te rendesishme qe duhen miratuar per vizat, per procesin e integrimit. Dhe per kete duhet zhvilluar debati demokratik!
TCH: Pra nje kthim pa kushte?
Pierre Mirel: Kete nuk di ta them une. Nuk me takon mua te them cilat jane kushtet. Thjesht Parlamenti te funksionoje. Duhet qe opozita te kthehet ne Parlament dhe eshte Parlamenti vendi i debateve apo i diskutimeve qe mund te zhvillohen, qofte per zgjedhjet, qofte per fusha te tjera.
TCH: A eshte e mendueshme nje negocim nga Brukseli apo nga ndonje aktor nderkombetar?
Pierre Mirel: Nuk i takon Brukselit te nderhyje ne jeten politike te ketij vendi. Per Shqiperine sapo eshte marre vendimi i Keshillit drejtuar Komisionit per te pergatitur nje opinion, c’ka duhet te nenkuptonte nje shenje pjekurie politike. Pra, u takon partive politike ne fjale qe te marrin nje vendim se bashku, te bejne te mundur qe debati te kthehet aty ku duhet te zhvillohet, domethene ne Parlament. Ne te kundert, nese ky bllokim vazhdon per shume kohe, ky do te kete nje ndikim ne opionin, ne mendimin qe ne do te formulojme ne lidhje me funksionimin demokratik te vendit.
Top Channel