Lezhe, vetedorezohet vrasesi i Pervathit

25/11/2009 10:20

Vetedorezohet ne policine e Lezhes autori i vrasjes ne mes te qytetit diten e shtune.

Ndue Lekgjonaj, i cili ekzekutoi ne mes te qytetit shtetasin Gjon Pervathi, nuk e ka zgjatur me shume arratine e tij, duke u dorezuar dhe pranuar krimin ne polici.

Sipas te dhenave nga uniformat blu te komisariatit te Lezhes, Lekgjonaj e kishte pasur komshi viktimen, por mes te dyve ekzistonte prej kohesh nje konflikt. Lekgjonaj pranoi se keto dite ishte strehuar tek njerez te aferm te tij.

Ngjarja e Lezhes beri buje te madhe, pasi ekzekutimi i Pervathit u shoqerua edhe nga vetevrasja e bashkeshortes se tij, pasi ajo nuk e duroi dot dhimbjen e vdekjes se burrit.  

          

Top Channel