Korrespondenca, kuotat per cdo dege

25/11/2009 08:15

Ministria e Arsimit zbardh vendimin per studimet ne universitete per sistemin e korrespondences.

Te gjithe ata qe kane humbur shpresat per nje te drejte studimi ne sistemin me kohe te plote mund te nisin aplikimin per te fituar nje te drejte studimi me kohe te pjesshme. Kuotat part-time jane shperndare ne Universitetin e Shkodres, Gjirokastres, Elbasanit, Universitetin Bujqesor, si dhe Universitetin e Tiranes.

Pagesat per te ndjekur nje program studimi part-time variojne dhe jane te ndryshme. Konkretisht, sipas Ministrise se Arsimit, ne Universitetin Bujqesor, tarifa per part-time nis nga 126 mije deri ne 135 mije leke te reja.

Fakulteti i Shkencave Natyrore e ka vendosur tarifen nga 108 deri ne 288 mije leke te reja. Per te studiuar ne nje nga deget e Fakultetit te Ekonomise, tarifa e shkollimit eshte per secilen dege 135 mije leke te reja. Per te ndjekur studimet e larta per mesuesi tarifa e vendosur eshte 153 mije leke te reja.

Studimet e inxhinierise mekanike ne distance, e cila ka qene dhe dega me e shtrenjte kete vit, kane nje tarife shkollimi prej 324 mije lekesh te reja. Sakaq, 198 mije leke kushton studimi me korrespondence ne Universitetin Bujqesor ne degen agrobiznes apo hortikulture.

Shperndarja e kuotave per sistemin part-time eshte bere ne baze te kerkesave dhe propozimeve te cdo universiteti, po ashtu edhe tarifat e shkollimit. Kete vit, ne sistemin part-time Fakulteti i Shkencave te Natyres do te pranoje pa limit.

Nderkohe qe sipas Ministrise se Arsimit, te gjithe te interesuarit duhet te nisin nga pergatitjet per dosjen e tyre personale, per ta dorezuar ate drejt sekretarive te fakulteteve. Datat e shpalljes se fitueseve do te afishohen sipas udhezimit te Ministrise se Arsimit, kuotat e pergjithshme te pranimeve ne institucionet publike te arsimit te larte, per studimet e ciklit te pare me kohe te pjesshme e te edukimit ne distance, per vitin akademik 2009-2010, te jene 6145.

Kuotat e pranimeve te reja, ne programet e studimit te ciklit te pare, me kohe te pjesshme jane 5905. Kuotat e pranimeve te reja, ne programet e studimit te ciklit te pare, te edukimit ne distance jane 40.
Kuotat per transferim studimesh jane 100. Kuota per shqiptare nga trojet jashte kufijve te vendit dhe shtetas te tjere te huaj akorduar me vendim te qeverise jane 100.  

Top Channel