Gripi i derrit, pritet renie e fluksit te pelegrineve ne Meke

25/11/2009 13:10

Virusi i gripit ka ndikuar edhe ne mesin e pelegrineve qe shkojne per haxh ne Meke.

Autoritetet saudite thone se nuk do kete renie te fluksit te pelegrineve te huaj por nga ata vendas. Keshtu niveli i pelegrinazhit te brendshem pritet te bjere me 40 perqind.

Rreth 2 milione myslimane cdo vit shkojne ne Meke per haxhillek, nje nga pese shtyllat e myslimanizimit.

Zyrtaret vendas njoftuan se 4 pelegrine nderruan jete nga virusi, nderkohe qe nuk shihet ndonje rrezik per te tjeret.

Tre prej viktimave ishin meshkuj qe i kishin kaluar te 70-at, ndersa nje viktima e katert ishte nje vajze 17-vjecare.

Top Channel