Ekstradohet nga Turqia, Aldo Bare

25/11/2009 10:35

Ekstradohet nga Turqia nen masa te rrepta sigurie ish-kreu i bandes se Lushnjes, Aldo Bare.

Aeroporti “Nene Tereza” ne Rinas ka qene sot ne nje mbikeqyrje te forte te policise, nderkohe qe Bare mberriti me carter rreth ores 10:00. Transporti i tij drejt burgut 313 ne Tirane u krye me makine te blinduar.

Ish drejtuesi famekeq i bandes se Lushnjes u arrestua para disa vitesh ne Ankara te Turqise, ndersa kerkesa e ekstradimit u pranua vetem tani ne fund te vitit 2009, sepse drejtesia turke e shqyrtoi ceshtjen ne te gjitha instancat.

Aldo Bare kerkohet nga drejtesia shqiptare per nje numer te madh vrasjesh pas vitit 1997, per shkak te perplasjeve me rivalet e tij ne qytetin e Lushnjes. Bare, emri i vertete i te cilit eshte Alfred Shkurti, aktualisht po gjykohet nga Gjykata e Krimeve te Renda per vrasje, vjedhje dhe trafik droge. Ai u arrestua ne vitin 2006 ne Turqi ku fshihej me emrin e rreme, Mikel Kodra.

Top Channel