
Rrezikon te agravohet situata mes tregtareve te karburantit dhe qeverise.
Prej disa ditesh, tatimet kane vendosur gjoba dhe mbyllur aktivitetin e shume pikave te shitjes me karburant, kurse tregtaret nuk i pranojne masat administrative, duke paralajmeruar se, ne rast se nuk merren masa, do te futen ne greve.
Gazeta “Shqip” meson planin e shoqerive te naftes, te cilet presin nje pergjigje nga Kryeministri Berisha dhe ministri i Financave.
Ne rast se nuk merr zgjidhje çeshtja e gjobave shume milioneshe, atehere situata mund te perkeqesohet deri ne mbyllje te pikave ne nje afat te papercaktuar, duke lene pa karburant automjetet dhe paralizuar transportin.
Megjithate mbetet ende nje plan, per aq kohe sa Shoqata e Hidrokarbureve eshte duke negociuar per rivleresimin e masave administrative.
Top Channel