Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka deklaruar se vendimi i Serbise per te ngritur nje baze ushtarake ne Luginen e Presheves nuk eshte ne perputhje me vlerat evropiane.

Thaci ka theksuar se paqja dhe stabiliteti mund te arrihet vetem permes parimeve euro-atlantike dhe jo permes demonstrimit te forces.

“Siguria, paqja dhe stabiliteti ne rajon sigurohen dhe garantohen vetem me vlerat euro-atlantike dhe jo me ato te angazhimeve apo mentaliteteve te forcave te armatosura njenacionale”, ka pohuar Thaci.

Deklaraten e tij kreu i qeverise kosovare e beri pas takimit te zhvilluar me ish-diplomatin austriak, Albert Rohan.

Top Channel