Shqiperi-Kosove, s’ka zgjidhje per pronat

24/11/2009 09:20

Kukesi dhe Prizreni, prej shume  kohesh kane ndare se bashku fatin e tyre politik dhe ekonomik, duke qene se te dyja trevat kane funksionuar si plotesim i njera-tjetres.

Por pushtimi i Kosoves nga sllavet, veçanerisht prishja mes Jugosllavise dhe Shqiperise ne vitin 1948, solli ndarjen mes ketyre dy pjeseve duke lene pas drama njerezore dhe probleme te pronave qe ende nuk jane zgjidhur.

Pronat e shqiptareve qe punonin dhe jetonin ne Prizren apo ne qytete te tjera te Kosoves deri nga fundi i viteve ’40 te shekullit XX, gjate dekadave te mungeses se tyre u tjetersuan nga pushteti serb, u shkaterruan ose u shpallen te shtetezuara.

Pronaret me shtetesi shqiptare ne ate kohe qene persekutuar brutalisht nga serbet, qene vrare e burgosur ndersa ne rastin me te bute qene perzene ne drejtim te Shqiperise.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta