Shehi: Te hapen kutite

24/11/2009 08:25

Dashamir Shehi, kreu i Levizjes per Zhvillim Kombetar dhe nje nga themeluesit e Partise  Demokratike, ka bere thirrje per nisjen e nje tryeze politike per zgjidhjen e krizes.

Duke folur per gazeten “Shqip”, Shehi u shpreh se formula me adekuate per zgjidhjen e krizes eshte te hapen kutite e votimit qe te certifikohen zgjedhjet dhe me ne fund shqiptaret te kene mundesi qe te zhvillojne zgjedhje te lira e te ndershme.

Sipas kreut te LZHK-se, roli i negociatorit i takon institucionalisht dhe politikisht Presidentit te Republikes, por edhe faktorit nderkombetar.

Shehi ka nje formule interesante per zgjidhjen e krizes ne menyre qe te dyja palet te jene te kenaqura.

“Te hapen kutite e votimit dhe çfare do te dale prej tyre nuk duhet te kete ndryshime apo zgjedhje te reja, por thjesht nje reforme e thelle qe me ne fund te shqiptaret te krijohet institucioni i besimit ne lidhje me zgjedhjet”, pohoi Shehi.

Ai deklaroi nder te tjera se nuk ka rendesi ana formale e nisjes se negocimit, por duhet qe sa me shpejt te nise procesi i negociatave mes paleve per te shmangur nje konflikt te rende social, apo edhe rritjen e tensionit politik.

Por kreu i LZHK-se e sheh edhe si çeshtje parimore, ku per te paren here shqiptaret duhet te kene zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta