Presidenti kosovar Fatmir Sejdiu, duke komentuar hapjen e bazes ushtarake serbe ne kufi me Kosoven ka deklaruar se ajo eshte vetem nje shprehje e ndjenjave te Serbise per te dominuar ne Ballkan.

“Baza ushtarake qe Serbia ka hapur keto dite s’eshte gje tjeter vec se nje shprehje e perpjekjeve te saj per te faktorizuar ndjenjat dhe vizionin e saj per te qene nje vend diktues ne Evropen juglindore”, ka pohuar Sejdiu.

Por kreu i shtetit kosovar ka theksuar se Beogradi nuk do ta arrije kurre synimin e tij, pasi koha e Jugosllavise ka perfunduar prej kohesh.

“Serbia nuk e ka ate rol dhe s’do ta kete asnjehere. Kane kaluar periudhat kur Serbia kishte nje rol hegjemonist ndaj vendeve te tjera perreth”, ka nenvizuar Sejdiu.

Presidenti ka deklaruar me tej se cdo veprim per te ngritur tensionet ne Ballkan eshte i papranueshem, por ka shtuar se Kosova eshte e qete pasi ka mbeshtetjen e aleateve te saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA