
Ish-numri 2 ne negociatat per statusin e Kosoves, Albert Rohan, i cili po qendron per nje vizite ne Prishtine, ka deklaruar se shume vende e kane shtyre marrjen e vendimit per njohjen e shtetit te ri per shkak te dergimit te ceshtjes se pavaresise ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise.
“Shume shtete qe kane hezituar e kane shtyre njohjen. Por problemi eshte se vendimi i GJND-se nuk do te jete shume i qarte, gje qe e ka thene edhe vete kryetari i kesaj gjykate”, ka pohuar Rohan.
Megjithate, diplomati austriak ka theksuar se e sheh me optimizem te ardhmen e Kosoves, pavaresisht sfidave qe ajo ka perpara.
Ai ka nenvizuar se e ardhmja e Kosoves eshte ne BE, nderkohe qe ka cilesuar si te veshtire anetaresimin e shtetit te ri ne OKB.
“Kjo do te ndodhe atehere kur Serbia te pranoje pavaresine dhe te heqe dore nga rezistenca ndaj anetaresimit ne OKB”, ka shtuar Rohan.
Top Channel