
Pas zhvillimeve te fundit politike ne Shqiperi, Komisioni Europian reagon duke bere thirrje per pjekuri e stabilitet politik ne vend.
Kete qendrim dha per Top Channel komisioneri Olli Rehn i pyetur mbi protesten 3 ditore te opozites dhe deklaratat per zgjedhje te parakohshme nese nuk rihapen kutite e votimit.
“Mendoj se do te ishte e rendesishme qe ne kete moment te garantohet qe Shqiperia te tregoje pjekuri dhe stabilitet politik. Dhe une nuk i shoh bojkotet e parlamentit si nje forme europiane e te berit te kesaj gjeje”, thekson Rehn.
Ne 11 nentor, gjate vizites se ministrit te Jashtem, Ilir Meta, komisioneri Rehn i kerkoi qeverise qe te gjente nje kompromis per zgjidhjen e situates ndersa opozites qe te kthehej ne Kuvend, duke argumentuar se nese bojkotimi i parlamentit do te vijonte me gjate, kjo gje do te ndikonte negativisht ne analizimin e kriterit politik, duke ulur per rrjedhoje dhe shanset qe vendit t’i jepet statusi kandidat nga Bashkimi Europian.
Top Channel