Ish-zevendesnegociatori i statusit te Kosoves, Albert Rohan rikthehet ne Prishtine.

Ai u prit mengjesin e sotem nga presidenti Fatmir Sejdiu, i cili i akordoi diplomatit austriak “Medaljen e Arte te Pavaresise” me motivacionin per kontributin per zgjidhjen e statusit, per lirine dhe pavaresine e Kosoves.

Kuvendi i Kosoves mbajti nje seance solemne per nder te njerit prej personaliteteve qe negociuan pavaresine e vendit. Para se t’u drejtohej deputeteve ne kuvend, ambasadori Rohan u prit nga kreret me te larte te shtetit, ndersa pasdite do te nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtines.

Albert Rohan ishte zevendes i kryenegociatorit te OKB-se per statusin e Kosoves, Marti Ahtisari, dhe njeri nga autoret e propozimit 6 pikesh per zgjidhjen e statusit te Kosoves.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA