Maqedonia, Athina: S’ka BE pa u zgjidhur “emri”

24/11/2009 12:55

Zevendesministri i Puneve te Jashtme te Greqise, Dimtris Drucas edhe njehere ne menyre teper te qarte ka perseritur qendrimin e Athines, se pa zgjidhjen e kontestit te emrit Maqedonia nuk mund te filloje negociatat per anetaresimin ne BE.

“Deshirojme te jemi te qarte se nuk mund te kete fillim te negociatave per aderim ne BE pa zgjidhjen paraprake te ceshtjes se emrit”, ka deklaruar Drucas ne nje interviste per mediat franceze.

Ai ka theksuar se zgjidhja e pranueshme per Athinen eshte nje emer i perbere me percaktim gjeografik, qe te perdoret nga te gjithe.

Top Channel