
Sherbimi Informativ Kombetar mesohet se ka kerkuar fonde shtese nga qeveria per nevojat e tij per plotesimin e personalit me 30 punonjes.
Dje, ne Komisionin Parlamentar te Sigurise eshte zhvilluar nje takim per diskutimin e projektbuxhetit te shtetit, ku ka marre pjese kreu i Sherbimit Sekret shqiptar, Bahri Myftari, por seanca eshte zhvilluar me dyer te mbyllura. Kjo pasi çeshtjet qe diskutohen jane pjese e asaj qe quhet informacion i klasifikuar.
Po dje, ne Komisionin e Sigurise, ka raportuar edhe ministri i Brendshem, Lulzim Basha dhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.
Ministri i Mbrojtjes kerkoi mbeshtetje financiare per reformen ushtarake qe do te sjelle kthimin e armates shqiptare ne profesioniste. “Nese nuk ka nje rritje substanciale te pagave, nuk do te kete nje reforme reale”, ka deklaruar Imami.
Ndersa ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve ka relatuar Gjykata Kushtetuese, ILDKP-ja dhe ministri i Drejtesise, Bujar Nishani.
Kushtetuesja ka kerkuar nje rritje te fondeve kryesisht per personelin ndihmes per administraten. Ndersa Nishani ka folur per fondin e kompensimit te ish-te perndjekurve politike. Ministri i Drejtesise ka theksuar se ne buxhet pasqyrohet mjaft mire zbatimi i ligjit te miratuar.
Top Channel