Brace: Qeveria te rishikoje kontraten me Bektel Enka
24/11/2009 19:25
PS forcon tonet per abuzimet me fondet ne ndertimin e rruges Durres-Kukes.
Deputeti Erjon Brace tha se kostoja qe po kalon dyfishin e kontrates qeveritare te nenshkruar ne kushte skandaloze sipas tij, e denoncuar nga Ministria e Financave, deshmon abuzimet me parate publike te shqiptareve.
“Per te evituar rritjen e metejshme te kostos se rruges, KLSH i ka kerkuar keshillit te ministrave te rishikoje kontraten me firmen Bektel Enka”, theksoi Brace, i cili radhiti kerkesat e KLSH-se pike per pike. Deputeti socialist tha se jemi ne te njejtat kushte si ne vitin 1996 kur Sali Berisha i vodhi shqiptareve mbi 1 miliarde euro nga kursimet e tyre permes skemave piramidale.
Top Channel