Berisha: Ultimatumet me bejne nder

24/11/2009 12:45

Kryeministri Sali Berisha pas mbledhjes se grupit te deputeteve demokrate foli per ultimatumin e opozites, e cila ka vene si afat 5 dhjetorin per qeverine “Berisha” qe te lejoje hapjen e kutive dhe te beje transparencen e zgjedhjeve.

“Une ultimatumet i marr si nder. Ne do te vazhdojme me perpjekjet dhe planet tona”, u shpreh Berisha, duke i quajtur politikanet drejtues te protestes si aleance punisto-mafioze.

Shefi i qeverise nuk dha nje pergjigje te qarte pas gatishmerise se shprehur nga presidenti Bamir Topi per te qene negociator per zgjidhjen e krizes.

Top Channel