Berisha refuzon afatin e opozites

24/11/2009 15:00

Kryeministri Sali Berisha e ka hedhur poshte si te pavlefshem afatin e Partise Socialiste per te pershkallezuar protesten drejt kerkeses per zgjedhje te parakohshme, nese nuk pranohet rinumerimi i votave.(UPDATE)

“E garantoj aleancen punisto-mafioze se me daret e ligjit nje nga nje do t’u shkulim dhembet dhe pastaj dhemballet. Nuk do t’u mbetet gje ne goje. Qendra e Tiranes u clirua, po vazhdon pak me tutje e keshtu me radhe. Ultimatumet e aleances punisto-mafioze i marr si nder, me bejne nder mua, rendit kushtetues dhe ne do te vazhdojme projekt europian”, u shpreh Berisha.

Kryeministri Berisha nuk preferoi t’i pergjigjet pyetjes nese presidenti Bamir Topi mund te luante rolin e negociatorit, duke lene te kuptohet se per mazhorancen kjo nuk eshte nje zgjidhje ligjore.

Tani per tani, axhenda e demokrateve eshte fokusuar ne pergatitjet per 8 dhjetorin, e konceptuar si nje feste masive pro idealeve europiane, qellim per te cilin kryeministri organizoi nje takim me deputetet demokrate te Tiranes.

Duke renditur si arsye anetaresimin ne NATO, pranimin e kerkeses se Shqiperise per statusin e vendit kandidat dhe heqjen se shpejti te liberalizimit te vizave, kryeministri Berisha tha se 8 dhjetori, festa e mbare shqiptareve, nuk mund te cilesohet si antimiting, vetem per faktin se perkon me protestat e opozites.  

“Nuk mund ta le pa theksuar se ata te cilet ne vitin 90 na quajten si antimiting apo mitingash, ne refleksin e eterve te tyre,  serish kane hapur gazetat e tyre me germa kapitale dhe vleresuan 8 dhjetorin si nje antimiting. 8 dhjetori eshte festa e shqiptareve dhe e idealeve europiane te shqiptareve”, tha Berisha.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta