
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor te Gjykates se Apelit per zgjedhjet eshte kthyer ne themel te debatit politik midis pozites dhe opozites sa i takon hapjes se kutive te votimit.
Kryeministri eshte perbetuar se nuk do te lejoje shkeljen e vendimeve te gjykatave, por mund te lejoje hetimin parlamentar.
Deklarata e Kryeministrit mund te konsiderohet si nje qendrim i dyfishte perballe drejtesise per aq kohe sa e njejta shumice ka nje histori te gjere perplasjesh dhe kontestimesh te vendimeve te Gjykates Kushtetuese.
Mazhoranca ka shkelur mbi vendimin e Kushtetueses ne shume raste mes te cilave vendimi per mbikalimin e “Zogut te Zi”, ai per pensionet e ish-ushtarakeve, ai per komisionin hetimor “Sollaku 1”, vendimi per naften D2 etj.
Juristi Ylli Manjani thote se politikisht, qeveria e zotit Berisha nuk mund te mbrohet dot me nje argument te tille, sepse kjo eshte qeveria qe ka treguar nje mungese totale respekti dhe pergjegjesie per vendimet e gjykatave ne gjithe keta vjet.
Sakaq, nje tjeter jurist, Çlirim Gjata, thote se nese nje vendim gjykate nuk eshte zbatuar me pare nga qeveria ky eshte gabim dhe kjo s’do te thote qe duhet perseritur.
Ndersa konstitucionalisti Niazi Jaho thote se Gjykata Kushtetuese eshte i vetmi institucion qe mund te shikoje vendimin e Kolegjit Zgjedhor.
Top Channel