“Qeveria e Serbise nuk do lejoje ndarjet mes komunitetit serb ne Kosove”. Keshtu ka dekluar ministri i qeverise se Serbise, Goran Bogdanovic duke komentuar pjesemarrjen e banoreve serbe ne zgjedhjet lokale te Kosoves.

Pas pjesemarrjes ne liturgjine e Manastirit te Decanit, Bogdanovic tha se, “keto te ashtuquajtura zgjedhje nuk duhet te na ndajne ne sepse jam i bindur qe te gjithe serbet e kane nje qellim, mbajtjen e Kosoves si pjese te Serbise”. Pak para zgjedhjeve te 15 nentorit, Qeveria e Serbise kishte deklaruar qe nuk jane plotesuar kushtet qe serbet e Kosoves te marrin pjese ne keto zgjedhje, megjithate disa prej tyre votuan.

Jo pak lidere serbe kane paralajmeruar ndeshkim te atyre qe kane votuar. Megjithate, ministri serb per Kosoven, Goran Bogdanovic nuk ka dashur qe te dergoje mesazhe ndeshkimi nga nje vend i shenjte sic eshte Manastiri i Decanit.

Top Channel