Ngritja e nje baze ushtarake te quajtur Jug ne periferi te qytetit te Bujanocit ka sjelle reagimet e banoreve shqiptare te kesaj zone.

Ata nuk e shohin bazen ushtarake si element sigurie por si militarizim te qytetit te tyre qe ndodhet prane kufirit me Kosoven.

Shqiptaret e Lugines thone se baza e Cepotinit nuk ishte e nevojshme, pasi syte e tyre jane nga Kosova dhe Shqiperia.

Qe prej konfliktit te armatosur ata kane kerkuar te shohin me pak uniforma ne zone dhe me shume plane ekonomike.

Nga ana tjeter kreret serbe thone se zona nuk do te jete vendbanim i ushtareve, por do te jepet edhe ndihme per banoret, si p.sh ne fushen mjekesore.

Presidenti serb, Boris Tadic ka vijuar retoriken e tij per ceshtjen e Kosoves, duke u shprehur se  vendi nuk do te jete me ne lufte, por vetem ne stabilitet.

“Nje sherbim i pergjegjshem dhe i respektuar ne kohe mund te mbroje interesat e qytetareve. Vetem nje Serbi e tille mund te jete e mire per qytetaret e saj”, u shpreh Tadic.

Baza ushtarake ne zonen me qytetare shqiptare shtrihet ne  35 hektare, por ne plane eshte zgjerimi i saj ne 100 hektare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA