990 raste dhune ne familje

24/11/2009 20:00

Vetem brenda 9 muajve te ketij viti, te pakten 990 persona kane kerkuar ndihmen e Policise se Shtetit pasi jane dhunuar nga bashkeshorti, femijet apo dhe grate e tyre.

Dhuna fizike dhe psikologjike qe eshte denoncuar tregon vetem nje pjese te vogel te konfliktit qe ndodh brenda familjeve shqiptare. “Mund te jete dhune e ushtruar nga femija tek babai por jo domosdoshmerisht vetem dhune mes bashkeshorit e bashkeshortes”, shprehet drejtoresha per barazine gjinore ne Ministrine e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Ana Xheka.

Ministria e Punes ka akuzuar pushtetin vendor se nuk ka zbatuar asnje nga kerkesat e percaktuara ne ligj, sipas se ciles organet vendore duhet te ngrinin streheza dhe nje linje 24 oreshe per denoncimin e dhunes. Qeveria ka dhene fonde qe vitin e ardhshem te perfundoje ndertimi i qendres ku do te rehabilitohen grate dhe femijet e dhunuar.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta