Ne Luginen e Presheves hapet baza ushtarake serbe ne kufi me Kosoven.

Ne ceremoni te pranishem ishin perfaqesuesit me te larte shteterore e ushtarake te Serbise, si kryetari Boris Tadic, kryeministri Cvetkovic, ministri i Mbrojtjes Dragan Shutanovac.

Baza ushtarake ne Cepotine, perfshin nje hapesire te madhe prej dhjetera hektaresh, e dislokuar vetem nja 15 kilometra larg Bujanocit, ne drejtimi te kufirit me Kosoven.

Sipas Radio Televizionit te Kosoves, baza e quajtur “Jug” eshte ndertuar ne 35 hektare siperfaqe, ne te cilen jane investuar 1 miliarde e 700 milion dinare. Ne te jane 66 objekte me nje siperfaqe prej 22 mije m2, ku do te mund te vendosen 1000 ushtare profesional. Ne te ardhmen planifikohet qe ne kete baze te ndertohen anekse ne nje siperfaqe prej 60 hektaresh.

Top Channel