Fullani: Shqiperia, pa profil

23/11/2009 17:00

Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani paralajmeroi se ekonomia shqiptare nuk po arrin te krijoje dot nje profil te saj, qe do te garantonte nje rritje ekonomike te qendrueshme dhe afatgjate. (UPDATE)

“Ekonomia shqiptare nuk ka arritur ende te krijoje nje sektor eksporti konkurrues, te afte per te gjeneruar te ardhura te qendrueshme valutore te cilat do te mundesojne ruajtjen e balancave te jashtme ekonomike. Ekonomia shqiptare vazhdon te vuaje nga dobesi strukturore, te cilat tkurrin konkurrueshmerine e saj ne tregjet nderkombetare te produkteve dhe te kapitalit”, tha Fullani.

Guvernatori tha se investimet e bizneseve po orientohen ne pjesen derrmuese te tyre vetem ne disa sektore te caktuar, si ndertimi, tregtia dhe sherbimet duke lene pas dore sektore te tjere te rendesishem per zhvillimin ekonomik.

“Ka ardhur koha qe bizneset te shmangin sjelljen ne grup qe nje ide biznesi ndiqet nga te tjere. Keqperdorimi i fondeve financiare demton ekonomine’, theksoi guvernatori.

Edhe struktura e shpenzimeve ne ekonomi eshte e deformuar. Guvernatori kerkoi nga familjet qe te mos financojne konsumin e tepruar me borxh.

Keto deklarata guvernatori i ka bere gjate nje takimi me bizneset me te medha ne vend.
 

 

Top Channel