
Per here te pare 15 qytetare shqiptare jane pajisur me certifikaten e sipermarresit, pasi kane marre njohuri baze ne ekonomi, ne fushen kompjuterike dhe ate te sipermarresit.
Kompetenca e sipermarresit eshte nje nga tete pikat kryesore te shpallura nga Komisioni Europian dhe kjo certifikate ne shume vende te botes eshte ofruar nga shkollat profesionale dhe ato te pergjithshme.
Perfaqesuesja e Dhomes se Tregtise se Austrise shprehet se kjo certifikate eshte e rendesishme per tregun e biznesit, pasi nje i punesuar ne nje kompani mund te punoje edhe ne menyre te pavarur dhe te jete fitimprures per kompanine.
Ne kete takim, ku ishin te pranishem ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, ambasadoria austriake dhe perfaqesues te qeverise dhe biznesit, u tha se arsimimi dhe specializimi jane bazat kryesore ne pergatitjen e kompetencave sipermarrese.
Top Channel