Zhvleresimi i lekut, fond me i larte per barnat

22/11/2009 08:40

Importuesit e ilaceve nuk bien dakord me fondit e dhene nga Ministria e Financave per kompensimin e te ardhurave te tyre per shkak te forcimit te euros dhe zhvleresimit te lekut.

Grosistet, te cilet importojne ilace i paguajne ato me euro ose dollar, kjo ne varesi te vendit ku nenshkruhen kontratat.

Zhdoganimi i tyre behet ne baze te kursit te kembimit aktual te valutes, ndersa qendra e kontrollit te barnave perllogarit ne baze te kursit te kembimit i miratuar me vendim te qeverise.

Ne keto kushte, kur importuesit e barnave per gati nje vit kane blere e kane shitur barna me humbje, si dhe pas publikimit te projektbuxhetit, ku ishte detajuar dhe fondi i kompensimit, grosistet deklarojne se nuk do te leshojne pe derisa te merren parasysh kerkesat e tyre.

Ne projektbuxhet, Ministria e Financave e ka parashikuar blerjen e ilaceve sipas kursit te kembimit 132 leke per 1 euro. Nderkohe qe grosistet kerkojne qe te merret parasysh kursi i kembimit me 134 ose 135 leke per nje euro.
Ne te kundert ata nuk do te firmosin asnje kontrate me institutin e sigurimeve te Kujdesit Shendetesor per furnizimin me ilace te listes se barnave me ribursim.

Nga kjo liste perfitojne pacientet kronike, pensionistet, si dhe te semuret qe vuajne nga diagnoza te vecanta. Ne rast se nuk do te merret parasysh kerkesat dhe kushtet qe kerkojne importuesit e ilaceve rrezikon te bllokohet dhe kategorite te mos perfitojne ilace me ribursim. Forcimi i euros gjate vitit 2009 ka sjelle shqetesim per importuesit, te cilet nga muaji mars kane kerkuar rimbursim dhe zgjidhje te problemit.

Pas deklarates se kreut te Shoqates se Grosisteve, Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor ka njoftuar qe diten e hene do te zhvilloje nje takim me kryesine e Shoqates se Grosisteve.

Nderkohe qe vetem dy muaj me pare nje perfaqesi e importuesve te ilaceve zhvilluan nje takim me ministrin e Shendetesise lidhur me problemin e importit te barnave dhe fitimeve te gjithsecilit per shkak te zhvleresimit te lekut dhe mosmiratimin e ligjeve “katalizatore” per sistemimin e situates.
“Kemi 9 muaj qe shesim me ulje, per ilacet deri tani kursi i kembimit eshte llogaritur me 123 leke per 1 euro. Pak dite me pare kemi pasur nje takim me autoritetet shendetesore dhe ne si kryesi kemi bere prezent qe minimumi i kursit te llogaritet me 136, 137 leke”, tha Kastriot Zotaj, kreu i Shoqates se Grosisteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA