Tragjedi ne Lezhe, vritet burri, gruaja pi helm

22/11/2009 11:00

Nje tjeter vrasje ne mes te dites ka tronditur serisht opinion publik ne rrethin e Lezhes.

Me gjakftohtesine me te madhe, ne fshtain Manati perballe qendres shendetesore eshte qelluar me arme zjarri 42 vjecari Gjon Pervathi i cili ka gjetur vdekjen e menjehershme. Menjehere ne vendngjarje kane shkuar forcat e policise nga Drejtoria e Policise Lezhe si dhe grupi hetimor.

Sipas vezhgimit nga vendi i ngjarjes, vrasja mund te jete kryer nga nje autoveture ne levizje pasi kishte shenja te frenave te nje makine. Kjo mund te jete edhe nje nga pistat. Policia ka mundur te identifikoje autorin dhe eshte vene ne kerkim.

Pak pas ngjarjes, bashkeshortja e viktimes eshte vetevrare duke pire helm per shkak te dhimbjes per humbjen e bashkeshortit. Nderkohe nje nga 4 femijet e cifit u plagos pasi u godit me makine nga autori i vrasjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA