Nuk ndalen veprimet e cuditshme te Shkupit zyrtar ndaj shqiptareve te Maqedonise.

Nje qendrim i fundit i qeverise se Nikolla Gruevskit ka hequr termin “Shqiptar” nga dokumentet e udhetimit qe shtetasit e FYROM do te duhet te perdorin per levizjen e lire, ku tashme mund te udhetojne pa viza ne shtetet e Bashkimit Europian.

Ne pasaportat e reja biometrike, ne kolonen e kombesise vazhdon te figuroje vetem emertimi “Maqedonas”. Nderkohe qe sipas Marreveshjes se Ohrit, shqiptaret jane komb shtetformues dhe nje etni e barabarte me maqedonasit.

Ky vendim bie ndesh edhe me te drejten nderkombetare, pasi shteti yne fqinj nuk quhet “Maqedoni” nga OKB-ja, por “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonise”. Dhe ceshtja e emrit e ka kthyer Shkupin ne nje problem permanent per integrimin e tij ne NATO dhe Bashkimin Europian. Ne pikat e pajisjes me pasaportat e reja biometrike ka pasur radhe te gjata te qytetareve per t’u pajisur me dokumentin e udhetimit, mirepo ata vazhdojne te shprehin habi per ndryshimin e bere te kolona e nacionalitetit apo shtetesise.

Edhe perkunder reagimeve te vazhdueshme, deri tani nuk eshte bere permiresimi i nevojshem, duke e kthyer emertimin e vjeter “Republika Maqedonise”, dhe mos percaktuar aspektin kombetar te asnje komuniteti.

Ndersa shqiptaret e Maqedonise ne vendet e BE-se do te njihen drejtperdrejt maqedonas, kjo sipas analisteve shqiptare komentohet si strategji e qarte e qeverise se Nikolla Gruevskit. Skenari i parapergatitur eshte forcimi dhe arritja e misionit qe Republika e Maqedonise te njihet si shtet ekskluzivisht i maqedonasve, ne syte e nderkombetareve.

Analisti dhe eksperti i ceshtjeve nderkombetare, prof. dr. Ylber Sela, vlereson se problemi buron nga Kushtetuta, ku shqiptaret nuk e kane te percaktuar se qytetare te ciles kategori jane. “Andaj, nga Kushtetuta vijne keto gjera. Normalisht qe sapo te dorezosh pasaporten ne duart e autoriteteve te huaja, ne menyre te qarte identifikohesh si maqedonas. Dhe kjo eshte si pasoje e politikes aktuale, qe na ka perfshire ne shqiptareve dhe nuk ngreme zerin”, ka theksuar ligjeruesi universitar Ylber Sela.

Nderkohe, analisti dhe publicisti Nijazi Muhamedi ka nenvizuar se keto emertime behen qellimisht nga qeveria maqedonase per te forcuar pozicionet e saj me greket, duke i shpallur te gjithe qytetaret e ketij vendi si maqedonas. “Kjo po behet per forcimin e kultures maqedonase dhe ketu ka gisht Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti, per te realizuar projektin per nderrimin e te gjitha identiteteve. Ketu nuk behet fjale vetem per pasaportat, por edhe per futjen e gjuhes maqedonase prej klases se pare dhe projektet e tjera kulturore, te trashegimise, ka theksuar analisti Nijazi Muhamedi, duke shtuar se keto marreveshje dhe projekte antishqiptare dita-dites po dalin ne drite.

Partia shqiptare ne pushtet, BDI, edhe pse premtoi se do te ngreje zerin per kete ceshtje ne Parlamentin e Maqedonise, deri tani nuk ka bere asnje gje ne kete drejtim, kur po afrohen ditet qe nje pjese e madhe e shqiptareve tw mesyjne nw vendet e BE-se.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA