Prifti: Kredi 5% interes per bizneset

22/11/2009 08:00

Italianet kane pranuar te celin fondin e radhes prej 5 milione eurosh ne sherbim te biznesit te vogel dhe te mesem.

Behet fjale per kredi me kushte te buta bankare, te garantuara nga qeveria shqiptare permes marreveshjes me Koperacionin Italian. Plani per te ndihmuar SME-te eshte me nje fond prej rreth 25 milione eurosh, por nese procesi i kreditimit ecen pozitivisht, atehere shuma do te rritet, ndersa biznesi shqiptar do te vijoje te perfitoje akoma dhe me shume.

Mjafton te plotesosh disa kushte, te ndryshme nga ato qe kerkojne bankat tregtare dhe biznesi mund te perfitoje kredi me interes jo me te larte se 5.5 per qind. Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Dritan Prifti, paraqiti disa parametra te marreveshjes me qeverine italiane, duke marre shkas nga vizita ne disa biznese qe kishin perfituar nga kredia.
Deri tani kane perfituar kredi me interes jo me te madh se 5.5 per qind rreth 13 biznese, kryesisht prodhuese dhe ne fushen e ndertimit.

Aktualisht ne gare jane rreth 22 te tjera, ndersa interesimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme ka qene teper i madh (rreth 50). Situata e krijuar me bankat tregtare, te cilat kane rritur normat e interesit, si ne leke ashtu edhe ne valute, ka detyruar biznesin e SME-ve t’i hedhin syte nga projekti i Koperacionit Italian.

Per te perfituar kredi mjafton te plotesosh disa kushte, qe jane, pike se pari, numri i punonjesve, importi, xhiroja etj. Cdo biznes mund te aplikoje ne nje nga pese bankat tregtare ne vend, duke u identifikuar me programin dhe nese banka jep aprovimin, ia percjell dosjen programit te Koperacionit Italian, me zyre qendrore ne Ministrine e Ekonomise.

Ekspertet e zyres analizojne planin e biznesit dhe japin pergjigje brenda nje harku te shkurter kohor. Bizneset qe perfitojne nga kjo kredi duhet qe 51 per qind te kapitalit ta kene shqiptar, te mos kene me shume se 250 punonjes, si dhe te kene nje xhiro vjetore prej 5 milione eurosh, thote marreveshja. Tjeter kusht eshte se, biznesi duhet qe 70 per qind te shumes se perfituar ta perdorin per te blere pajisje, makineri ose lende te pare per prodhim ne Itali. Ne total, kompanite shqiptare kane perfituar kredi ne vlere rreth 3.3 milione euro, ndersa ne dispozicion jane shtuar edhe 5 milione euro.

Totali i portofolit te kredive eshte rritur kete vit me 4.2 miliarde leke, ku kredite e dhena ne monedhen kombetare u rriten me 937 milione leke. Edhe ne statistikat e kredive, nje pjese e rritjes se portofolit eshte vetem matematikor, i shkaktuar nga rivleresimi i kredive ne valute.

Kredia e re ne euro e dhene gjate shtatorit ishte 86 milione euro, shifer kjo me e ulet se ne gusht, por, gjithsesi, me e larte se sa mesatarja mujore e ketij viti. Sipas Bankes se Shqiperise, ka shenja te rikthimit te bankave ne tregun e kredive. Shumica derrmuese e kredise se re ne euro gjate shtatorit ishte me afat maturimi prej me pak se nje vit, gje qe tregon se veshtiresite per likuiditet mes biznesit vijojne te jene te konsiderueshme. Kredite e reja ne leke qene 6.2 miliarde.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA