Arrihet edhe nje koalicion tjeter kunder kandidateve te PDK-se se Hashim Thacit. LDK ka nenshkruar nje marreveshje me disa parti te tjera ne Komunen e Lipjanit per te perkrahur kandidatin e LDK-se, Imri Ahmeti.

Ky i fundit ka shkuar ne balotazh me kandidatin e PDK-se, Shkuri Buja, i cili ka qene kryetar i Lipjanit gjate dy viteve te fundit.

Ne raundin e pare te zgjedhjeve, asnje nga kandidatet e dy partive, partnere ne koalicionin qeveritar nuk ka arritur te marre me shume se 50 % te votave qe do te eliminonin nevojen per nje raund te dyte.  LDK deri me tani ka arritur koalicion me AAK-ne per Komunen Prizrenit, Gjilanit dhe Sharrit.

Ne te njejten kohe mediat kosovare kane raportuar se ne “gjah” per koalicione ne nivel lokal tashme eshte edhe partia e kryeministrit Hashim Thaci.

Ne komunen e Vitise dhe Obiliqit, zyrtare te partise se Ramush Haradinajt kane thene se atyre ju eshte bere oferte serioze nga PDK-ja, mirepo ata nuk e kane ne plan te bejne marreveshje me kete parti.

Koalicionet ne nivel lokal mes LDK-se dhe AAK rrezikuan seriozisht vazhdimin e koalicionit ne nivel qendror, por pas nje trazire qe u
quajt “aventure e kendshme” cdo gje perfundoi pa u prishur koalicioni.

Raundi i dyte i votimeve per kryetar komunash do te mbahet me 13 dhjetor.

Top Channel