Berat, digjet shtepia, flaka perpin dy vajza

22/11/2009 10:30

Zjarri ka perfshire mengjesin e sotem nje shtepi ne Berat ku dy vajza, 15 dhe 5 vjec kane humbur jeten, ndersa dy te tjere jane plagosur.

Ngjarja ndodhi ne lagjen “Muzakaj”, ku shtepia e shtetasit Artur Kraja ka marre flake per shkak te shperthimit te nje bombule gazi. Kryefamiljari bashke me djalin e tij kane arritur te dalin nga shtepia, ndersa dy vajzat fatekeqesisht jane bllokuar ne shtepi, duke humbur jeten.

Sipas te dhenave, mendohet se ato ndodhen nen rrenojat e shtepise, tashme te shkrumbuar. Ne vendngjarje kane mberritur forcat e zjarrefikesve dhe ato te policise per te normalizuar situaten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA