Vijon dita e dyte e protestes

21/11/2009 12:00

Protesta e opozites e mbeshtetur ne kerkesen themelore per hapjen e kutive te votimit, te 28 qershorit si dhe tek kundershtimi i  vazhdueshem se qeveria dhe kuvendi jane ilegjitime, po vijon ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”.

Bashke me  2 mije protestuesit qe kaluan naten ne shesh ishin edhe deputetete socialiste dhe vete kryetarit Rama, deri ne agim.

Nata ka kaluar ne nje atmosfere te qete, e shoqeruar me disa elemente te organizimit te protestes, si shfaqja e disa materialeve filmike te cilat kishin ne thelb akuzat e perseritura te opozites, si shperdorimi i fondeve ne rrugen Durres-Kukes, ngjarja tragjike e Gerdecit apo dhe situata postzgjedhore dhe protestat 2-vjecare te opozites.

Protestuesit opozitare te oreve te para jane larguar ne mengjes rreth ores 8:00 per t’u zevendesuar nga qindra te tjere, te cilet pritet te vazhdojne te njetin rit.  Manifestuesve iu jane drejtuar here pas here me fjalime perfaqesues te larte te opozites.

Gjinushi : Zgjedhjet i certifikon populli

Kryetari i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi ne nje prononcim per Top Channel deklaroi se opozita duhet te kthehet ne kuvend si shumice, nderkohe qe demokracia mbeshtetet vetem ne zgjedhjet e lira.

« Hapja e kutive eshte e drejte e popullit. Zgjedhjet nuk certifikohen nga gjykatat, po nga populli. Duhet te marre fund kjo loje fjalesh », u shpreh Gjinushi.

Sipas aleatit natyral te PS, nese Berisha nuk pranon hapjen e kutive atehere ai pranon haptas qe ka deformuar voten.

“Shqiperise i duhet nje qeveri i konsensusit te gjere qe ta coje perpara ne rrugen drejt BE-se”, u shpreh Gjinushi.

Berisha pershendet protestuesit

Ne kohen kur deputetet te Partise Socialiste mbanin nga nje fjalim te shkurter par ate pranishmeve mengjesin e sotem me kerkesen kryesore per hapjen e kutive, kryeministri Sali Berisha nga dritarja e zyres se tij u shfaq duke pershendetur turmen.

Ky veprim ka shkaktuar thirrje kundershtuese nga protestuesit.

Nderkohe deputetet e PS-se kerkuan nga kryeministri qe te mos provokonte turmen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA