Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu ka bere te ditur se se shpejti Kosova do te hape ambasaden e saj ne Sofje.

“Kam nenshkruar vendimin per dergimin e ambasadorit te Kosoves ne Bullgari dhe pres qe ai se shpejti te filloje nga puna”, ka deklaruar Sejdiu ne nje interviste per mediat bullgare.

I pyetur mbi situaten politike ne Kosove, presidenti ka theksuar se ajo eshte mjaft e qendrueshme, ndersa marredheniet Kosove-Bullgari i ka cilesuar si “te shkelqyera”.

“Eshte dicka pozitive fakti qe gezojme mbeshtetjen e fqinjeve tane, mes te cileve edhe Bullgaria, qe eshte anetare e BE-se dhe NATO-s”, ka pohuar Sejdiu.

Bullgaria njohu Kosoven me 19 mars te vitit 2008 dhe ka hapur ambasaden e saj ne Prishtine.

Top Channel