Rizai: Jam i pafajshem, ndaj arratisem

21/11/2009 08:10

Prej ores 08.00 te mengjesit te se premtes, Alket Rizai, e dashura e tij Sula dhe tre personat e tjere, qe jane arrestuar se bashku me te, u jane pergjigjur pyetjeve te hetuesit ne ndertesen e Prokurorise ne Athine.

Kur eshte pyetur se kush e ka ndihmuar per arratisjen e tij, Alket Rizai ka deklaruar se nuk ka per te treguar asgje, sepse i urren spiunet dhe me mire pranon te vdese se sa ta beje kete gje.

Ai ka marre persiper edo pergjegjesi per arratisjen e bujshme te 22 shkurtit te vitit 2009, kur me te njejten menyre, me nje helikopter, eshte arratisur per here te dyte nga burgu famekeq i Koridhalose, se bashku me Vasilis Paleokostas.

Ndersa per sa u perket armeve qe i jane gjetur, qofte ne banesen e tij te re ne Ano Suli te Gramatikose, ashtu edhe ne nje lagje te Athines, ai ka thene se i ka pasur per vetembrojtje e per siguri dhe aspak per vepra kriminale. “Nuk kam bere asnje krim pas arratisjes sime”, ka shtuar ai.

Edhe per sa i perket te  dashures se tij, Alket Rizai e ka marre vete persiper pergjegjesine e arratisjes, duke deklaruar se nuk ka qene ajo gruaja qe ka marre helikopterin e me pas me force ka detyruar pilotin per te fluturuar mbi burgun grek. “Aspasia nuk ka asnje lidhje me arratisjen. Nuk eshte ajo gruaja e helikopterit. Krimi i saj i vetem eshte qe dashuron, nese ky eshte krim. Eshte e padrejte qe ajo ndodhet ketu sot”, ka thene ai.

Ndersa per shqiptarin tjeter, i cili eshte arrestuar bashke me te, ka pohuar se eshte nje kusheri i tij i larget, te cilit i ka kerkuar te marre nje makine per ta transportuar.

Alket Rizai ka mohuar kategorikisht edo lidhje me persona te botes se krimit, duke thene tekstualisht: “Jane te padrejta vendimet qe kane dale per mua dhe prandaj detyrohem te arratisem. Po te ishit nga ana tjeter dhe te shikonit gjykaten, nuk do te gjenit asnje element fajesues ndaj meje”.

Nga ana e saj, e dashura e tij, Sula, nuk ka pranuar te deshmoje, duke pranuar te zgjedhe te drejten e heshtjes. “Nuk pranoj asnje akuze, ka thene ajo, dhe kete e verteton edhe fakti qe ne helikopterin e arratisjes nuk eshte gjetur asnje shenje e imja qe te provoje te kunderten”. Me pas jane pyetur eifti shqiptar, Ervis Stefani dhe Blerina

Lule, per deponimin e te cileve nuk u dha asnje hollesi.
Duke dale nga zyra e hetuesit, i pyetur nga shefi i policise se efare i thane, Rizai qe vertet ka humbur lirine, por sie duket, jo ndjenjen e humorit, ka deklaruar: “Me lane te lire”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA