
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i beri thirrje sot kryeministrit qe te pranoje hetimin parlamentar te zgjedhjeve dhe te beje transparencen e plote procesit te 28 qershorit.
“I bejme thirrje qetesisht te degjoje sa nuk eshte vone dhe t’i hape rruge hetimit te zgjedhjeve”, u shpreh Rama.
Kreu socialist theksoi se shteti eshte ne gjendje te rende dhe druan se shenjat e treguara nga ministrat tregojne shenjat e nje pushtetit qe pret fundin e vet, ndersa protesta opozitare ishte vetem fillimi i fundit.
“Ne kerkojme nxjerrjen e parlamentit nga bataku i ilegjitimitetit. Qytetaret percollen nje mesazh te forte, nje bashkim te madh qytetar kunder padrejtesise ne pushtet, per t’i dhene fund pabarazise”, u shpreh Rama ne shesh, ne diten e dyte te protestes.
Top Channel